Letra| Avokati tregon thirrjen e të burgosurve për deputetët: Votoni amnistinë!

12 Mars 2024 | 17:24

Avokati Anton Kosteri në Shkodër përmes një deklarate për shtyp bën të ditur një kërkesë të të burgosurve në burgun e Reçit, të cilët i bëjnë thirrje deputetëve të Parlamentit, kryesisht atyre të opozitës që të votojnë amnistinë.

Amnistia është një projekt ligj i propozuar nga Ministri i Drejtësisë, që synon lirimin nga burgu të disa kategorive të të burgosurve.

Avokati ka thënë se deputetët që e votojnë këtë projektligj, do të fitojnë jo vetëm pëlqimin e të burgosurve, por të të gjithë popullit shqiptar.

Ai ka publikuar edhe letrën që të burgosurit i kanë dërguar atij për ta bërë publike, për kërkesën për amnistinë.

“Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion deputetëve, konkretisht atyre të opozitës që të miratohet amnistia. Të burgosurit më kanë kërkuar që ta parashtroj këtë kërkesë në shenjë humanizmi dhe të lihet pas çdo lloj ndasie politike dhe deputetët të shkojnë dhe të votojnë në Parlament amnistinë.

Votimi i projekt ligjit për amnistinë do e ndajë atë deputet nga të gjitha mendimet se një kah i caktuar mund të ketë interes, gjë që nuk e mendojnë fare. Ata deputet që e votojnë këtë ligj do fitojnë jo vetëm preferencën e të burgosurve por gjithë popullit shqiptar.

I kërkojmë deputetëve që të tregohen të përgjegjshëm dhe ta votojnë. Këtë kërkesë tonën do e dërgojmë edhe në Parlament që të votohet sa më parë. Të burgosurit kërkojnë që amnistia të përfshijë uljen e dënimit minimalisht dy vite dhe e dyta i dënuari të konsiderohet personi që vendimi ka marrë formë të prerë deri në ditën që hyn në fuqi ligji”, tha avokati Kosteri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026