Lëvizja e Kryemadhit me mandatin e Fierit, Ben Andoni: Moralisht e padrejtë, politika po i përdor të rinjtë si garniturë
Analisti Ben Andoni tha për Euronews Albania se gjasat që Komisioni i Venecias të marrë në shqyrtim kërkesën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 janë të vogla.
Sipas z. Andoni, mund të ndodhë që Venecia të mos përgjigjet më pasi është përgjigjur një herë për të njëjtën temë, ndaj një interpretim i dytë për të njëjtën çështje do të ishte luks.
“Ky do të ishte edhe një mesazh për Gjykatën Kushtetuese, pasi po kalojnë dy vite nga zgjedhjet. Mund të ketë një reagim të vonuar ose mund të thonë se jemi shprehur një herë për këtë çështje. Venecia është krijuar për të dhënë asistencë teknike të vështirësisë shumë të lartë”, shpjegoi z. Andoni.
Ai komentoi edhe lëvizjen e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila vendosi të zgjidhte mandatin e marrë në qarkun e Fierit dhe jo atë të Tiranës, duke lënë pa mandat Keidi Mehmetajn dhe duke i dhënë mandatin e deputetit Petrit Vasilit.
Sipas analistit, teknikisht kjo është një lëvizje shumë e rregullt nga LSI, pasi Vasili mban peshën kryesore në parti, por moralisht nuk është e rregullt, pasi LSI është një parti e investuar për të rinjtë.
“Të rinjtë po përdoren nga politika për të rregulluar ‘make up’-in e partive. Të rinjtë janë garniturë, ndaj e ardhmja e të rinjve është në formacione që ata vetë duhet t’i formojnë jo siç kanë gabuar deri më sot”, tha analisti.
Ai e cilësoi si të fashitur aksionin e opozitës me kreun e PD në krye, çka sipas tij ka bërë që kreu aktual i qeverisë të bëjë oponencë brenda partisë së vet.
“Basha duket i tejngopur me pushtetin personal që e ka bërë të mos njohë humbjet. Momenti i parë kur duhet të mbahet përgjegjësi për zgjedhjet kaloi duke lënë një shije të hidhur dhe tani përcjellja e përgjegjësisë në struktura, duke thënë na e vodhën ata, çka nuk penalizon asnjë. Kjo është shenjë e keqe për demokracinë”, tha z. Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër