Lëvizja Europa Tani shpall fitoren në Malin e Zi, numërimi i votave drejt fundit

11 Qershor 2023 | 22:03

Lëvizja Europa Tani duket se ka nisur festën pasi më shumë se 90% e kutive janë numëruar në Malin e Zi.

Sipas rezultateve deri më tani Evropa Tani e Milojko Spajiç kryeson garën me 25.5 përqind.

Blloku opozitar i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve ka 23.8 për qind, ai pro-serb Për të Ardhmen e Malit të Zi ka 14.7 për qind, ndërsa koalicioni i URA dhe Mali i Zi Demokratik ka 12.3 për qind.

Partia Boshnjake mori 6.9 për qind, ndërsa Forumi Shqiptar, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate kalojnë gjithashtu pragun për të hyrë në parlament.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026