“Gënjeu FBI-në”, Mema: Ja sa vite rrezikon Donald Trump nëse i provohet akuza
Avokati Medlir Mema në një lidhje direkte nga SHBA për Euronews Albania tha se akuza më e rëndë ndaj ish presidentit Donald Trump, është ajo e gënjimit të autoriteteve të FBI-së.
Mema tha se nuk është e nevojshme të vërtetohet të gjitha akt-akuzat, por mjafton vetëm kjo që ai të rrezikojë 27 vite heqje lirie.
“Akuza kryesore ndaj zotit Trump, nuk është të pasurit e këtyre dokumenteve, pasi për një vit FBI-ja i ka kërkuar që t’i kthente mbrapsht, ai nuk i ka kthyer. Këtu janë dy probleme, e para që i ka ndarë këto dokumente sekrete me persona që nuk kishin autoritetin për ti parë.
Dhe e dyta, ai ka mohuar, pra ka gënjyer para autoriteteve federale, kjo është akuza më e vështirë pasi është e më e lehtë për t’u provuar. Nuk ka nevojë të vërtetohen të gjitha akt-akuzat që janë 37 akt-akuza të ndryshme dhe vetëm njëra prej tyre të provohet ai shkon 20 vite në burg”,-tha Medlir Mema.
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona