English

“Në veri tentuan të shembnin sistemin shtetëror”, Kurti: Kosova, aleat i SHBA dhe BE

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha në mbledhjen e 51 të partisë që ai udhëheq se Kosova është dhe do të jetë aleat i pakompromis i SHBA-ve dhe BE-së. Ai tha se rruga drejt depërshakallëzimin të situatës mund të vijë vetëm duke ndaluar menjëherë dhunën nga bandat kriminale ndaj NATO-s, gazetarëve dhe kryetarëve.

- Advertisement -

Gjithashtu ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve për të intensifikuar dialogun për zbatimin  e marrë veshjeve të Brukselit dhe të Ohrit.

“Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së në tërë kuptimin e fjalës, në politikën anti-Putin dhe në vlerat demokratike. Është aleat i pakompromis i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Rruga përpara për deskalim të situatës në veri do të thotë ndalimi i menjëhershëm i dhunës nga bandat kriminale ndaj policisë, NATO-s, gazetarëve dhe kryetarëve. Në përputhje me situatën e sigurisë, me largimin e këtyre bandave dhe arrestimin e tyre, prania e policëve mund të zvogëlohej në mënyrë proporcionale. Dialogu për zbatimin e plotë marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel dhe ankesit të zbatimit të 18 marsit në Ohër, duhet të intensifikohet. Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe të drejtë të zbatimit të marrëveshjes bazike”-tha Kurti.

Më tej Kurti ka shtuar se e kupton që kandidatët shqiptarë në komuna kanë marrë pak vota, por nga ana tjetër kundërshtarët e tyre nuk kanë marrë asnjë votë ndaj kryetarët e zgjedhur nga pakica, kanë për detyrë të ushtrojnë detyrën e tyre deri në momentin që do të zhvillohen zgjedhjet e reja ku duhet të marrin pjesë edhe serbët, pasi siç shprehet Kurti “komuniteti serb duhet të dalë në zgjedhje e jo të bojkotojnë”.

“Ne e kuptojmë që kryetarët e rinj kanë marrë pak vota, por ata të tjerët nuk kanë marrë asnjë votë. Komuniteti serb duhet të dalë në zgjedhje e jo të bojkotojnë. Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të hapura, pa frikë, pa kërcënime, pa banda kriminale.

Të gjithë e mbajmë mend shumë mirë që më 5 nëntor të vitit të kaluar në veri pati përpjekje të shembet sistemi ynë shtetëror kur u bë dorëheqje kolektive e 547 policëve, e katër kryetarëve të komunave, prokurorëve e gjykatësve dhe dhjetë deputeteve në Kuvendin e Kosovës. Kjo përpjekke për ta shembur sistemin tonë institucional të Republikës tonë demokratike në veri të Kosovës dështoi”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se zgjedhjet u mbajtën pasi kështu e thotë kushtetuta, ndërsa ata që i braktisën këto institucione dhe bojkotuan zgjedhjet gjithashtu kërcënuan ata që donin të ishin pjesë e zgjedhjeve ndaj për këtë arsye, Kurti tha se qeveria e Kosovës është e detyruar të ketë forca të njësive speciale në komuna, në mënyrë që të ruhet rendi dhe siguria në komuna.

“Ndërtesa e komunës duhet të jetë për kryetarët e komunave. Ne jemi të detyruar ta kemi njësinë speciale për shkak të grupeve kriminale e ekstremistëve të dhunshëm. Ndërtesat janë të Republikës dhe nuk mund të jenë të ndara për funksionim sipas përkatësisë etnike. Nuk ka asnjë ndërtesë publike, qeveritare, ku mund të hyjë vetëm një etni”, tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?