Lëvizje e papritur nga Beogradi, Vuçiç: Po mendoj të largohem nga posti i presidentit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se po planifikon të tërhiqet nga posti i kreut të shtetit në një të ardhme të afërt, duke mos përjashtuar mundësinë e dorëheqjes edhe më herët se sa është përmendur më parë.
Në një intervistë për Radio Beogradin, Vuçiç u pyet nëse do të largohej nga posti brenda tre apo katër muajsh, ndërsa ai u përgjigj shkurt: “Ndoshta edhe më herët.”
Ai shtoi se ka nisur tashmë përgatitjet për largimin nga Presidenca, duke përdorur një shprehje simbolike për situatën e tij aktuale.
“Kam filluar të paketoj librat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po shoh se ku t’i vendos,” u shpreh Vuçiç.
Presidenti serb tha gjithashtu se po mendon çdo ditë për mundësinë e kandidimit për postin e kryeministrit, ndërsa theksoi se ka edhe angazhime të tjera politike në vijim.
Duke folur për procesin zgjedhor, Vuçiç deklaroi se zgjedhjet në Serbi pritet të mbahen brenda tre deri në katër muajve, duke përjashtuar muajt korrik dhe gusht për organizimin e tyre.
“Zgjedhjet do të jenë për tre ose katër muaj. Nuk do të mbahen as në korrik dhe as në gusht,” tha ai, duke shtuar se çështja e shpalljes së tyre mbetet ende e hapur.
Sipas mediave serbe, deklaratat janë bërë gjatë intervistës së tij në Radio Beograd më 10 qershor 2026, ku Vuçiç sqaroi se nuk bëhet fjalë për shkurtim mandati, por për mundësinë e dorëheqjes nga posti presidencial.
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 15:49 U kthye në sensacion të Kupës së Botës, portieri i Kepit të Gjelbër i bashkohet klubit Colo Colo në Kili
- 15:40 1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës