Lëvizje në horizont, ndeshja Serbi–Shqipëri mund të mos luhet në Beograd
Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset, e cila mund të vendosë fatet e ekipeve për në fazën play-off të Kupës së Botës, pritet të luhet pas një muaji.
Ndeshja e 11 tetorit 2025, e planifikuar fillimisht për t’u zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd, mund të zhvendoset. Federata e Futbollit e Serbisë po shqyrton mundësinë që kjo sfidë të luhet në stadiumin e Leskovacit.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, deklaroi për agjencinë Tanjug se kjo është ndeshja më e rëndësishme në kualifikuese dhe se ajo mbetet përparësia kryesore për momentin.
Ai shtoi se dëshira e Federatës është që ndeshja të luhet në Leskovac dhe se po punohet intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes.
“Leskovaci është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, është pritur me mbështetje dhe ka regjistruar rezultate pozitive. Besoj se do të luajmë atje. Ndeshja kundër Shqipërisë do të vendosë drejtpërdrejt se kush do të kalojë në play-off. Kemi lojtarë që luajnë në klube serioze, në liga serioze, dhe besoj se mund ta bëjnë kombin të lumtur edhe këtë herë”, përfundoi Radujko.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria mposht 1-0 Letoninë, kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë
- Serbia e pafuqishme ndaj Anglisë, “Tre Luanët” fitojnë 5-0 në Beograd
- UEFA zyrtarizon stadiumin për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku do luhet derbi i Ballkanit
- Gazetari Sadiku: Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, qyteti ku është spostuar
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim
- 09:57 Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)