“Lëvizjet” e Ramës në samit, nga takimi me Mitsotakis tek fotoja krah Zelenskyt
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të enjte në punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian, që po mbahet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.
Në foton familjare të samitit, shefi i qeverisë shihet në krah të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrit të ri britanik Keir Starmer.
Më herët shefi i qeverisë pati dhe takime me kryeministrin grek Mitotakis dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Rama u takua me kryeministrin grek gjatë pushimit të punimeve të Samitit. Në foton e publikuar nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Rama shihet në tavolinë duke konsumuar kafe, me kryeministrin grek dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
“Blenheim Palace, Mbretëria e Bashkuar Në margjina të Samitit të Komunitetit Politik Europian, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis”, shkruan ministrja.

Përpara fillimeve të punimeve të samitit, Rama duket se ka ndarë një bisedë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentin bullgar Rumen Radev.
Fotoja u shpërnda në Instagram nga Vuçiç me mbishkrimin: “Nuk do të ishim ne të tre nëse nuk do të shkelnim të paktën një rregull. Edhe pse nuk është ora 17:00, këtu jam në një pushim të shkurtër me Orban, Aliyev dhe Radev me kafe (dhe çaj për mua). Edi Rama na u bashkua nga fundi. Do të jetë një ditë e gjatë dhe e lodhshme, por është gjithmonë më e lehtë me miqtë, pavarësisht se ku takoheni”, tha Vuçiç.

Konferenca e së enjtes ishte takimi i katërt i Komunitetit Politik Evropian, i iniciuar pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ide e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Komuniteti Politik Evropian është parë si një mundësi “shumë domethënëse” për kryeministrin e ri britanik, Keir Starmer që jo vetëm të presë liderët evropianë, por të rivendosë besimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’i tregojë botës se vendi është kthyer në skenën ndërkombëtare pas viteve të dëmtimit të reputacionit të shkaktuar nga Brexit.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë