Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

24 Prill 2026 | 13:35

Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili u kap duke lëvizur me automjet i armatosur.

Bazuar në informacione operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin e dyshuar, D. Z..   

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë për të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. 

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. Z., 30 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026