Lëvizte me armë dhe municione me vete, arrestohet 38-vjeçari
5 Tetor 2022 |
09:31
Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili lëvizte me armë zjarri në automjet. Arrestimi është bërë nga forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6.
Policia tha se bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, në bulevardin “Migjeni” një qytetar po qarkullonte me armë zjarri në automjet. Ata kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”.
Në pranga është vënë shtetasi A. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këtij shtetasi i janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, 2 krehra dhe municion luftarak.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)