Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

11 Nëntor 2022 | 09:24

Një 30-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit E.H, që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan.

Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë të riun, i cili po lëvizte me armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

30-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026