Lezhë/ Shisnin lëndë narkotike, 2 të arrestuar një në procedim penal

1 Nëntor 2025 | 11:10

Policia ka kapur në flagrancë tre persona, pasi në fshatin Balldre, Lezhë, shisnin lëndë narkotike të ndara në doza.

Sipas raportimeve, janë arrestuar dy persona L. M., 36 vjeç, dhe A. N., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërkohë nisi procedimi penal për shtetasin tjetër, 17 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Policia ka bërë të ditur se: “Gjatë kontrolleve në terren, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë lokalizuar në fshatin Balldre, një automjet me të cilin dyshohej se qarkullonin shtetas që shisnin lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në automjet tip “Volkswagen” dhe kontrollit fizik ndaj 3 shtetasve që qarkullonin me të, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. M., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me automjeti dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026