Libanezët në frikë: Izraeli mund të përpiqet të pushtojë jugun e vendit

22 Mars 2026 | 20:07

Shumë libanezë kanë frikë se Izraeli po përpiqet të shkëpusë jugun e Libanit nga pjesa tjetër e vendit përpara një pushtimi të mundshëm në shkallë të gjerë, dhe se familjet e zhvendosura nuk do të jenë në gjendje të kthehen në disa nga ato zona. Një milion njerëz tashmë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, dhe komunitete të tëra janë në rrënoja. Më shumë se një mijë njerëz janë vrarë në të gjithë vendin që nga fillimi i konfliktit.

Izraeli këmbëngul se po e shënjestron Hezbollahun. Por shefi i të drejtave të njeriut i Kombeve të Bashkuara ka kritikuar veprimet e Izraelit në Liban, duke thënë se disa prej tyre mund të përbëjnë krime lufte.

Ndërlohë Presidenti libanez, Joseph Aoun, thotë se sulmet e Izraelit ndaj urave në jug të vendit të tij janë një “parathënie për një pushtim tokësor”, raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit.

Në një deklaratë, ai dënon “shënjestrimin dhe shkatërrimin nga Izraeli të infrastrukturës dhe objekteve jetësore në Libanin jugor, veçanërisht urën Qasmiyeh mbi lumin Litani dhe ura të tjera”. Deklarata shton se sulmet “përfaqësojnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe shkelje flagrante të sovranitetit të Libanit dhe konsiderohen si një prelud i një pushtimi tokësor”.

Ai i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të “marrë masa të menjëhershme për të penguar Izraelin të kryejë këtë sulm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rutte në vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të qetësonte tensionet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, duke përdorur një...
11:48 | 25/06/2026

Rubio: Çdo marrëveshje me Iranin do të sigurojë sigurinë e aleatëve të Gjirit

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio u tha aleatëve të Gjirit të enjten se çdo marrëveshje me Iranin do të merrte parasysh interesat e...
11:42 | 25/06/2026

SHBA kërkon 88 miliardë dollarë pas luftës në Iran, Trump: Teherani nuk do ketë armë bërthamore, aleatët europianë na braktisën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja e arritur me Iranin ka garantuar që Teherani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore, duke e cilësuar...
11:41 | 25/06/2026