Liberalizimi i vizave lidhet me sistemin ETIAS? Von der Leyen flet nga Prishtina
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, von der Leyen u shpreh se teknikisht janë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.
Von der Leyen nënvizoi se do të bëjë çmos që të bindë Këshillin Evropian për të miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Sa i takon liberalizimit të vizave, Kosova i ka plotësuar standardet e nevojshme. Në aspektin teknik janë plotësuar të gjitha standardet për të. Komisioni është plotësisht në anën tuaj. Do bëjmë çmos që ta bindim të gjithë Këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive.
Sa i përket ETIAS, është i pavarur nga ky proces. Ne do të kërkojmë përmes këtij instrumenti teknik që ata që futen në BE, të aplikojnë përmes këtij sistemi i cili do jetë i pavarur nga kriteret për vizat”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
- 14:36 Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë