English

“Libraria e Magjepsur”- Shfaqja që riktheu teatrin për fëmijë në Gjirokastër

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

“Libraria e magjepsur”, shfaqja e rradhës për fëmijë e sjellë në skenën e teatrit “Zihni Sako” nga regjisorja Ledja Çeli, vjen në prag të festave me mesazhin e edukimit përmes librit. Pjesa me një zhvillim dinamik dhe personazhe fëmijë të cilët po krijojnë edhe përvojë në aktrim, po shfaqet çdo ditë deri në prag Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në Gjirokastër.

- Advertisement -

“Ishte një eksperiencë si për mua si për fëmijët aktorë e mbushur plot emocion dhe shumë e bukur. I falënderoj të gjithë fëmijët për durimin, dashurinë që kanë dhënë për shfaqjen dhe dua të them se sot kanë shkëlqyer të gjithë”, tha regjisorja Ledja Çeli.

Fabula e shfaqjes lidhet me Deisyn, një vajzë 10 vjeçare, e cila detyrohet të shesë libra në librarinë e familjes pasi gjyshi i saj gjendet i sëmurë në shtrat. Por libraria rezulton të jetë e magjepsur pasi personazhet e përrallave vijnë në botën reale dhe përballin karakteret e tyre në përpjekje për mbrojtur të mirën përballë së keqes.

“Ishte eksperiencë shumë e bukur sepse asnjëherë nuk kam pasur fatin apo privilegjin për të patur dy role dhe sot e pata. Shpresoj që të gjithë fëmijët të kenë marrë një mesazh sepse ishte inkurajuese, një shfaqje nga fëmijët për fëmijët”, tha aktorja Athalia Koçi.

“Unë kisha rolin e Deizit tek shfaqja. Besoj se e përmbusha rolin 100% sepse edhe në jetën reale jam aktive e gazmore me fëmijët. Dua të bëhem aktore në të ardhmen dhe do jem shumë e lumtur nëse e arrij”, tha aktorja Megi Baxha.

“Kishim ca emocione në fillim por siç na tha regjisorja marrim frymë thellë, boshatisim mendjen dhe bëjmë sikur publiku nuk është aty fare. Roli i piratit të zi ishte negativ, kriminel etj ndërsa roli tjetër ishte i gjyshit ishte pozitiv që rrinte me mbesën dhe e mësonte.”

Spektatorët e vegjël por edhe të rriturit kanë ndjekur me interes këtë shfaqje e cila i shtohet aktiviteteve të shumta kulturore që po organizohen në Gjirokaster në atmosferën e festave të fundvitit.

“Kishte një mesazh shumë të bukur që ne të lexojmë sa më shumë libra sepse na edukon dhe na jep shumë gjëra të mira”, thanë fëmijët që ndoqën shfaqen.

“Më pëlqeu shumë shfaqja. Për pak më bëri për të qarë. Atje kisha shoqen time të ngushtë.”

Realizimi i teatrit “Libraria e magjepsur” është një rikthim tek teatri për fëmijë pas dekadash mungese në qytetin e gurtë.

Piktori nga Kosova, Kamuran Goranci, pas suksesit në Gjermani, prezantoi për publikun në Tiranë ekspozitën e tij të dytë abstrakte.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?