“Vanja, Sonja, Masha”- Shfaqja në Teatrin e Korçës është miks mes komedisë e dramës

13 Dhjetor 2023 | 19:00

“Vanja, Sonja, Masha” është shfaqur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” me regji të Driada Dervishit.

Në këtë shfaqje regjisorja ka sjellë një kast aktorësh të njohur, duke filluar me Neritan Liçaj, Yllka Mujo, Olta Daku si dhe Zamira Kitën, Paola Kodra dhe Xhuljano Brisku, të cilët në më shumë dy orë i kanë falur emocione të forta publikut artdashës korçar.

Për aktorin Neritan Liçaj shfaqja kishte në brendësinë e saj një temë sociale që ka të bëjë me familjen, që sipas aktorit, është e përshtatur më së miri me realitetin shqiptar.

“Ne i kemi mëshuar njëcik me tepër asaj që autori e ka vet, që është midis humorit praktik amerikan, batutën e famshme dhe brishtëssise se Cehovit. Kjo pjesë flet për familjen, baziken e njeriut, kur motrat e vëllai përqafohen në fund publiku duartroket, sepse u rigjet familja. Ka të bëjë me dëshirën e madhe që kanë shqiptarët për një familje të shëndetshme”, tha Liçaj.

Për Driada Dervishin nuk ka qenë e vështirë të përshtatë këtë vepër të huaj me realitetin shqiptar.

“Besoj që autorë të mirë të japin dorë e para për ta përshtatur sa më mirë me shoqërinë dhe kohën që ti e vë, nga ana tjetër besoj se janë të mëdhenj se kanë aktual dhe i flasin gjithë gjeografive. Besoj ky tekst komunikon shumë mirë dhe përshtatja ka ardhur në mënyrë tejet organike, duke sjellë si me monologun e Neritanit për të vazhduar më copeza të tjera, ashtu reagojnë me duartrokitje në momente delikate”, tha Dervishi.

Pas Tiranës, Durrësit e Korçës vepra do të shfaqet dhe në qytet të tjera të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Dy vjet më parë, u nda nga jeta Ismail Kadare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të letërsisë shqipe, por edhe personaliteti që i dha...
18:58 | 01/07/2026

Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale

Muzika baroke spanjolle mbushi mbrëmjen e së premtes Galerinë e Arteve Dixhitale në Korçë, në kuadër të edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës...
17:47 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026