Librazhd/ Mbesa akuzon mjekun për vdekjen e dajës, merret në hetim 69-vjeçari
Një mjek në spitalin e Librazhdit është proceduar penalisht nga policia për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas një kallëzimi të bërë nga familjarët e një pacienti që humbi jetën disa ditë pas trajtimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mjekun A. I., 69 vjeç.
Procedimi ka ardhur pas kallëzimit të një 42-vjeçareje, e cila pretendon se mjeku ka neglizhuar trajtimin e dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç. Sipas saj, pacienti është paraqitur në spital më datë 27 gusht 2025 dhe ka ndërruar jetë më 31 gusht.
Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse ka pasur neglizhencë nga ana e personelit mjekësor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tërmeti tragjik në Afganistan, mjeku: Në spital vjen një pacient çdo 5 minuta
- Vdekja e Matthew Perry, zbulohet mesazhi i mjekut: Sa paguan ky idiot?
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet