Libri “Gegërishtja Verilindore”, Anna Shkreli: Është një studim i Xheladin Gosturanit, moshat e reja kanë shfaqur interes

27 Nëntor 2020 | 07:07

Botuesja Anna Shkreli tregoi për Euronews Albania detaje nga libri “Gegërishtja Verilindore”, studim shkencor i Xheladin Gosturanit, i botuar nga shtëpia botuese “BERK”.  

Ajo tregoi se libri është një monografi e jetës së Gosturanit. Sipas saj botimi i librit ka qenë një propozim i familjarëve që është pritur me entuziazëm të madh nga shtëpia botuese.

“Si fillim botimi i teksteve të tilla, që janë tekste të rëndësishme albanologjike dhe që janë tekste që i shkojnë arealit të dijes, akademisë, sa i takon edhe gjuhës shqipe, filozofisë, ligjërimit, kjo është edhe prirja e shtëpisë botuese. Në fakt Xheladin Gosturani, autori ka ndërruar jetë në vitin 99, është një studim i punuar gjatë viteve 80 e më parë, mund të themi që është monografia e jetës së tij. Na u propozua si një botim nga familjarët, të cilët e kishin ruajtur si një studim sirtari. Ne e pritëm me entuziazëm të madh”, u shpreh Shkreli.

“Puna ka qenë shumë e madhe, ka qenë një dosje e daktilografuar e punimit. Ajo që e ka bërë më shumë të vështirë të punimit është se ai ka bërë mbledhësin. Ai ka bredhur në këmbë të trevat e Shqipërisë e verilindore dhe ka mbledhur iventarin, për shembull si i thonë filan fjale.

Të gjitha këto janë të shprehura nëpërmjet një alfabeti fonetik që është shumë e vështirë për t’u transkriptuar në një version libri. Autori ka qenë një shkrimtar shumë pasionant nga ata njerëz i vijnë rrallë Shqipërisë. Madje kolegët e tij tregojnë që kur të gjithë merrnin lejen për të shkuar në plazh ai dilte në mal për të mbledhur variante të tjera fonetike”, u shpreh ajo më tej.

Shkreli nënvizoi se libri ka vetëm dy ditë që ka dalë në treg dhe kanë shfaqur interes dhe moshat e reja.

“Libri ka shumë pak ditë që ka dalë, ka dy ditë, deri më tani pasur interes. Duhet të kemi parasysh që libri i takon një fushe interesi shumë restriktive, nuk është një libër masiv, është një libër i rëndë dhe kërkon shumë impenjim. Ka interes nga njerëz që janë të rinj në moshë”, u shpreh ajo.

Pas një detajimi të përimtë të shpërndarjes gjeografike të gegërishtes verilindore brenda dhe jashtë kufijve aktualë të Republikës së Shqipërisë, autori zbërthen tiparet e qenësishme dhe dalluese fonetike, morfologjike e leksikore të saj. Botimi “Gegnishtja Verilindore” vjen si një  ndihmese e madhe per te ripercaktuar levizjet e popullatave shqipfolese në kohë, të cilat nuk e njohën dëshminë historiografike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026