Libri “me detyrim” për nxënësit e shkollave në bibliotekën publike

23 Mars 2024 | 16:36

2700 kartela të reja anëtarësimi janë hapur në bibliotekën publike të Vlorës. Sipas drejtoreshës së bibliotekës interesi më i lartë vërehet nga gratë.

Në librari blihet vetëm për biseda letrare. Që prej nisjes së vitit shkollor, bibliotekës publike “Shefqet Musaraj” në Vlorë i janë shtuar 2700 lexues ose kartela të reja.

“Në 6 muajt e fundit janë regjistruar rreth 2700 kartela të reja. Përdoruesi i librit është shtuar jashtmase”,-tha Iltana Koleka.

Ndërkohë në libraritë e qytetit, përveç lexuesit klasik janë të rinjtë të cilët blejnë vetëm për biseda letrare apo për dhurata ditëlindje.

“Lexues ka por janë të njëjtët gjithmonë, edhe këto të rinjtë marrin për dhurata për ditëlindje, po s’iu dha për bisedë letrare nuk e merr ai”,- Stavri Cili.

Ndërkohë në grupmoshat më të interesuara ndaj librit janë edhe të rinjtë ku vihet re një qasje më e madhe nga ana e femrave.

 “Janë të rriturit janë edhe shumë të rinj për hir të së vërtetës,Vajzat lexojnë më shumë”,-tha Stavri Cili.

Megjithatë në qytetin e Vlorës ka një kategori të përhershme lexuesish në të cilën dominojnë femrat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026