Liderët arabë i kërkuan Trump të mos e sulmojë Iranin, si ndryshoi qëndrimi i SHBA

30 Maj 2025 | 10:59

Gjatë vizitës së tij të fundit në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump është përballur me një qëndrim të unifikuar nga liderët e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët i kanë kërkuar që SHBA të mos ndërmarrë asnjë sulm ushtarak ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

Mediat amerikane shkruajnë se liderët arabë e paralajmëruan presidentin e SHBA-ve se një ndërhyrje ushtarake do të provokonte një hakmarrje nga Irani, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e vendeve të tyre, të cilat strehojnë baza të rëndësishme ushtarake amerikane.

Ky qëndrim përfaqëson një ndryshim të dukshëm nga viti 2015, kur këto shtete kundërshtuan hapur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Tani, ata shfaqin mbështetje për diplomacinë dhe përpjekjet për një marrëveshje të re, duke e parë stabilitetin rajonal si përparësi kryesore.

Trump konfirmoi se gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka paralajmëruar atë të mos sulmojë Iranin, duke shprehur bindjen se çështja bërthamore mund të zgjidhet përmes një marrëveshjeje “të fortë”, që sipas tij, mund të arrihet brenda dy javësh.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan kishte planifikuar gjithashtu të shpallte ndryshimin e emërtimit të “Gjirit Persik” në “Gjiri Arabik”, por hoqi dorë për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Iranin dhe për shkak të mungesës së konsensusit midis vendeve të Gjirit.

Këto zhvillime pasqyrojnë një transformim të dukshëm në qasjen e shteteve të Gjirit, të cilat tani po përqendrohen më shumë te stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik sesa në konfrontime të drejtpërdrejta me Teheranin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026