Lideri europian që ende s’ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

6 Dhjetor 2022 | 10:27

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk ka mbërritur ende në aeroportin e Rinasit për të marrë pjesë në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Pritet që Macron bashkë me delegacionin të mbërrijnë nga minuta në minutë në aeroportin e Rinasit.

Sapo janë nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës  delegacioni i Sllovenisë, Greqisë, Luksemburgut dhe ai i Çekisë.

Situata në aeroportin e Rinasit paraqitet e qetë. Nuk ka pasur një pezullim apo vonesë të fluturimeve për qytetarët.

Në këtë samit, pritet të jenë të pranishëm 27 liderë evropianë, shoqëruar nga delegacionet përkatëse.

Ndërkohë, krahas samitit sot në kryeqytet do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026