Lidershipi i Ismail Qemal Vlora, Evarist Beqiri sjell të pathënat e botimit të dytë

28 Nëntor 2023 | 21:27

Në qendrën për Hapje dhe Dialog autori dhe studiuesi i lidershipit të Ismail Qemalit, Evarist Beqiri, promovoi botimin e dytë kushtuar themeluesit shqiptar.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai dha detaje për të rejat që i janë shtuar librit: “Themeluesi , lidershipi i Ismail Qemalit”. 

 “Kemi ndryshuar biografinë sepse e kemi pasuruar me materiale, libra, dokumente, fotografi, intervista të ndryshme. Kam sjellë intervista shumë interesante që ai ka dhënë në shtypin evropian të kohës. Një intervistë shumë interesante dhënë për Sondrero, publicistin e shquar Italian. Kemi artikujt e ‘New York Times’ të cilat shkruajnë për largimin e Ismail Qemalit, në vitin 1900 nga Stambolli dhe bujën që bëri në Evropë deri në SHBA. Kemi gjithashtu një artikull shumë interesant të vitit 1842, të një gazete austriake e cila flet për Mahmut Vlorën, për ndihmën që ai i jep ekuipazhit të një anije austriake e rënë pre e një grabitje nga piratët,” – tha Beqiri.

Figura e Ismail Qemalit është një figurë shumë dimensionale prej të cilit mund të zbulosh gjithmonë detaje të cilat nuk janë përmendur më parë. Këtë e pohon edhe studiuesi i tij, duke e konsideruar themeluesin e Shtetit Shqiptar, si një ‘oqean të pazbuluar’.

 “Është si një det, si një oqean madh që gjithmonë del një element, del një dicka e re. Siç ndodhi në rastin e botimit të dytë u detyrova ta ndryshoj. Mendoj se prap do ketë gjëra dhe aktualisht kam lexuar disa fakte shumë interesante, të cilat nuk trajtohen dhe nuk ju jepet rëndësia e duhur,” – tha autori.

Sa i përket figurës së Ismail Qemalit, Beqiri u shpreh se atij nuk i është dhënë vëmendja e duhur.

Për të gjithë lexuesit dhe njerëzit e interesuar për librin “Themeluesi, lidershipi i Ismail Qemalit” gjendet në të gjitha libraritë. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026