Lidhjet me Epstein, Trump ngre padi kundër WSJ! Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim

28 Maj 2026 | 12:44

Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje duke kërkuar të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim kundër Wall Street Journal për raportimin e saj mbi lidhjet e tij të dyshuara me Jeffrey Epstein, pasi një gjyqtar hodhi poshtë një version të mëparshëm për shkak të mangësive ligjore.

Padia është një nga disa që presidenti amerikan ka ngritur kundër mediave dhe është pjesë e asaj që kritikët e quajnë një fushatë më të gjerë presioni kundër medias.

Padia e Trump, e ngritur të mërkurën, pretendonte se gazeta në pronësi të Rupert Murdoch ia dëmtoi reputacionin me një artikull që përshkruante një kartolinë ditëlindjeje për Epstein si të tillë që mbante firmën e Trump. Trump dhe avokatët e tij thanë se kartolina ishte e falsifikuar, edhe pasi u publikua nga ligjvënësit që hetonin çështjen e Epstein.

Trump kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim, sipas padisë së ndryshuar. Ai kishte kërkuar të njëjtën shumë edhe më parë.

“Në kohën e publikimit, të pandehurit në mënyrë të pamatur shpërfillën nëse deklaratat shpifëse ishin të vërteta dhe/ose ata qëllimisht shmangën zbulimin e së vërtetës”, shkruan avokatët e Trump në padinë e ndryshuar.

Padia, e ngritur në gjykatën federale të Miamit, emëron Rupert Murdoch, Dow Jones, News Corp dhe drejtorin ekzekutiv të saj, Robert Thomson, së bashku me dy gazetarë të Wall Street Journal, Khadeeja Safdar dhe Joseph Palazzolo, si të pandehur, duke thënë se ata shpifën për Trumpin dhe i shkaktuan atij dëme “të mëdha” financiare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina i kërkon SHBA-së të respektojë interesat e saj

Pekini i bëri thirrje Uashingtonit të respektojë interesat thelbësore të Kinës dhe të mbështesë parimin e “një Kine”, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping po përgatitet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit shtator. Mesazhi...
17:01 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026