“Lidhjet tona, të pathyeshme”| Trump-Starmer nënshkruajnë marrëveshjet e rëndësishme

18 Shtator 2025 | 15:21

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer zhvilluan të mërkurën një takim në rezidencën qeveritare në Chequers, ku në qendër të diskutimit ishin marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve dhe një paketë e re investimesh ekonomike.

Gjatë pritjes për udhëheqësit e biznesit, Trump u shpreh se lidhjet SHBA–Britani janë “të pathyeshme” dhe “të paçmuara”, duke theksuar se partneriteti transatlantik është më i fortë se kurrë. Ai përmendi gjithashtu zhvillimet ekonomike në SHBA, duke pretenduar se vendi i tij është përpara Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe mbetet partneri kryesor i Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Starmer, nga ana e tij, njoftoi se marrëveshjet dhe investimet e shpallura gjatë vizitës shtetërore kanë arritur në një nivel historik prej 250 miliardë paundësh, duke i cilësuar si paketa më e madhe e këtij lloji në historinë britanike. Sipas tij, këto investime do të forcojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në sektorë kyç si energjia, teknologjia dhe tregtia.

Takimi Starmer-Trump u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit amerikan në Britani, e cila është shoqëruar edhe me një pritje madhështore nga familja mbretërore. Të dy liderët e përshkruan këtë moment si një gur themeli për marrëdhëniet dypalëshe, duke theksuar rëndësinë e unitetit politik dhe ekonomik mes dy aleatëve më të afërt të Atlantikut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026