“Ligjet po kalojnë vjedhurazi”, Alibeaj: 15 projektligje në një seancë

16 Dhjetor 2022 | 14:39

Ashtu si marrëveshja për portin e Durrësit apo ligji për hapjen e dosjeve, kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën socialiste se po përpiqet të kalojë sërish akte dhe projektligje të rëndësishme në mesnatë dhe jashtë vëmendjes së publikut.

Nxitimi për të kaluar mbi 15 projektligje në një seancë të vetme plenare, atë të 22 dhjetorit, e cila është parashikuar të jetë edhe e fundit për këtë vit, sipas Alibeajt është taktikë për mos t’u dhënë deputetëve kohën e mjaftueshme për t’i shqyrtuar.

Në konferencën e kryetarëve, Alibeaj ka kërkuar që veç seancës së 22 dhjetorit, të parashikohet një tjetër seancë plenare për shkak të volumit të madh të çështjeve që duhen shqyrtuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026