Ligji i Luftës| Manjani: Shqiptarët e grekët s’kanë pasur kurrë konflikte mes tyre

18 Korrik 2024 | 21:39

Juristi Ylli Manjani është shprehur se shqiptarët dhe grekët nuk kanë pasur kurrë luftë me njëri-tjetrin, pavarësisht Ligjit të Luftës mes tyre.

Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se rezoluta e ditës së sotme e votuar në Parlament, që i kërkon Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës, është bërë për vota dhe nuk ka ndonjë efekt pozitiv.

Ai tha gjithashtu se Ligji i Luftës me Greqinë pengon hapjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

“S’kam asnjë ndjesi për Rezolutën, as pozitive e as negative. Këto gjëra bëhen për vota, as për çështjen çame, e as se do të detyrojnë Greqinë këta që të heqin ligjin e luftës. Qeveria e Shqipërisë, shteti shqiptar ka që të paktën që nga viti 1947 që në bisedimet me Greqinë këtë gjë e ka kërkuar. Them shteti që fliste seriozisht, jo shteti që lypte vota. Nuk është thjeshtë ligji i luftës, por janë një sërë çështjesh në marrëdhënien që ne kemi me Greqinë.

Sepse një çështje, sado e parëndësishme, prapë mban peng një çështje tjetër. Çështjet e reja ndërlidhen me të vjetrat dhe kjo e komplikon skemën. Ç’ka e bën më të vështirë këtë janë politikat në dy vendet, pas shkak se fryhen e shfryhen sa herë u duhen vota. Defacto ne nuk kemi pasur asnjëherë luftë me Greqinë, as ne me Greqinë, e as Greqia me ne. Është e vërtetë ajo që popujt tanë kanë shkuar dhe shkojnë mirë, pavarësisht çfarë thotë politika.

Vërtet ka një ligj lufte, por luftë nuk ka pasur. Ka një ligj që pengon hapjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi, pastaj kjo çështje lidhet me çështje të aktualitetit, të minoritetit. Unë nuk shoh asnjë hapësira bashkëpunimi mes parlamenteve, pasi ato janë formacione politike për vota. Rezolutën e quaj një hap pas në krahasim me kohën kur ministër i Jashtëm ishte Ditmir Bushati”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026