Ligji i lustracionit, Koçi: Mbeten për t’u diskutuar nga ana teknike propozimet e PD
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se mbeten për t’u diskutuar nga ana teknike propozimet që vijnë nga PD për ligjin e lustracionit.
“Për atë që propozon PD mbetet për ta parë teknikisht se çfarë propozohet. Unë mendoj që praktika e të gjitha vendeve ish-socialiste ka qenë kjo që ata që kanë shërbyer në shërbimin sekret, pra janë marrë me një veprimtari të fshehtë, ndalohen sepse këto janë implikime që deformojnë karakterin e një njeriu. Mbeten peng të një rrethane apo situate që mund të ndikojë në performancën e sotme”, u shpreh Koçi.
Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin për “pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik”.
Shkresa për ligjin e lustracionit mban firmën e 15 deputetëve të PD-së
Deputetët që firmosën: Oerd Bylukbashi, Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Sali Berisha, Luçjano Boçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Agron Shehaj, Tritan Shehu, Elda Hoti, Isuf Çela, Luan Baçi dhe Ina Zhupa.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh