Ligji për Zonat e Mbrojtura, inxhinieri: Mjafton 1 shkrepse me vete dhe ndërton kudo

30 Mars 2024 | 20:53

Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

I ftuar në emision inxhinieri i pyjeve Abdulla Diku tha se ndryshimet në ligj i ekspozojnë këto zona drejt shkatërrimit.

Ai nënvizoi se mjafton që një investitor të marrë shkrepsen me vete, t’i vëjë flakën një zone të mbrojtur dhe ta rikategorizojë atë për të ndërtuar lirshëm.

“Një investor strategjik që do të investojë 50 milionë euro, mjafton që të blejë një shkrepse për t’i vënë flakën si Pish Poros dhe kjo zonë e humb funksionalitetin e saj. Dhe tani nga një Zonë e Mbrojtur rikategorizohet dhe kthehet në një kantier ndërtimi. Kushdo që do të ndërtojë do shkojë me shkrepse në Zonat e Mbrojtura dhe do të fillojë ndërtimin. Meqënëse ndërtimet ishin një nga arsyet e zjarrvënies në pyje, është bërë me ligjin e pyjeve që sot e 20 vjet ky territor nuk nuk mund të ndërtohet. E djeg, e shkreton, por do ta lësh 20 vjet që të kthehet në truall. Kjo është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e rajonit për t’i mbrojtur pyjet. Nëse në rastin e Zonave të Mbrojtura të gjitha ndryshimet që janë bërë i ekspozojnë zonat më të bukura që ne kemi drejt shkatërrimit masiv, drejt zjarreve dhe lobinjgjeve për të ndërtuar brenda tyre, Zonave të Mbrojtura me këtë ligj iu futet kanceri brenda”, tha Diku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026