Investimet strategjike, Çaushaj: Po ndahen asetet kombëtare! A përfitojnë qytetarët?
Në emisionin Review në Euronews Albania, u analizuan këtë të shtunë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
E ftuar në emision gazetarja Rezarta Çaushaj tha se, ligji i ri për Zonat e Mbrojtura është një zgjatim i ligjit për investimet strategjike. Sipas saj maxhoranca ka si qëllim ndarjen e aseteve kombëtare tek njerëzit që qëndrojnë pranë saj.
Ajo shtoi se nga këto investime nuk përfitojnë qytetarët, por vetëm ata që investojnë.
“Ky ligj është një zgjatim i ligjit të investimeve strategjike. Qeveria ka marrë dhe ka shpërndarë të gjitha asetet kombëtare, por asetet kombëtare nuk janë vetëm çështje e së tashmes, janë çështje e të sotmes e të djeshmes dhe e të ardhmes. Qeveria tani që ua jep këto asete miqve të vetë me qëllim konsolidimin e pushtetit. Nga ana tjetër a ka ndonjë përfitim për ne? Deri tani, jo nuk ka asnjë lloj përfitim të prekshëm nga ligji për investimet strategjike. Nuk ka asnjë lloj analize ekonomike pasi nuk ka asnjë përfitimi.
Në parim do të thotë që një ekonomi e përqëndruar në pak duar është një ekonomi që nuk zhvillohet pasi nuk ka konkurrencë.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës