Ligji për zonat e mbrojtura në GJK, Zhupa: Parqet, kthehen në sheshe ndërtimi

1 Nëntor 2024 | 12:55

Partia Demokratike depozitoi këtë të premte kërkesën për të rrëzuar ligjin për Zonat e Mbrojtura. Në një deklaratë për mediat, para se të dorëzonte padinë, deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh se ligji për Zonat e Mbrojtura nuk i shërben interesit publik, pasi është në shkelje të Kushtetutës dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

“Ky ligj nuk i shërben interesit publik dhe është në shkelje të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare. Ligji mbron vetëm interesin e Ramës dhe miqve të tij. Si mund të mbrohet interesi publik, kur një pronë publike do të kthehet në pronë private për oligarkët? Pra, mbrojtja do të jetë vetëm në letër, kur në vend të një lagune do të jetë pishina private e një kompleksi vilash; kur në vend të një mjedisi të mrekullueshëm do të kemi beton dhe vilat e oligarkëve. Ky ligj nuk i shërben interesit publik. Si mund të jetë në interesin publik ky ligj, kur në vend të një lagune, liqeni, florës, faunës do të ketë beton, pishina dhe vila të oligarkëve? Ne kemi paditur disa nene të Kushtetutës që shkelen me këtë ligj. Sot praktikisht në Shqipëri nuk ka më zona të mbrojtura. Çdo pikë në hartë do të jetë si pika e vogël e Mirela Kumbaros. Janë 37 deputetë që kanë firmosur dhe janë bërë pjesë e kësaj padie. Ne do të dorëzojmë sot padinë. Padisë do t’i bashkohen dhe organizatat e shoqërisë civile,” tha Zhupa.

Sipas Zhupës, me këtë ligj tashmë nuk ka më zona të mbrojtura dhe kushdo që do dëshirojë të investojë, mjafton të ketë raporte të mira me qeverinë dhe do të ketë lirinë për të ndërhyrë në zonat e mbrojtura.

Ligji për Zonat e Mbrojtura u miratua me 74 vota pro në Kuvend më 22 shkurt dhe që në propozimin e tij në Parlament është kundërshtuar nga opozita.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026