Në fuqi masat e sigurisë për AKSHI-n, Ismailit i hiqet ndalimi për të dalë jashtë

18 Dhjetor 2025 | 18:27

Gazetari Eni Ferhati në lidhje për Euronews Albania raportoi vendimet që struktura e posaçme SPAK shqyrtoi edhe një herë masat për çështjen e AKSHIT.

“Për rreth 6 orë ishte seanca për verifikim e kushteve të zbatimit të masave të sigurisë për të dyshuarit që lidhet me dosjen abuzive me tenderat në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHIT.

Gjyqtarja po thuajse ka lënë në fuqi të gjitha masat e firmosura disa ditë më parë në mungesë, me një ndryshim të vetëm për zv. drejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, i cili është hequr masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, duke lënë në fuqi vetëm pezullimin nga detyra, i cili nëpërmjet avokatit të tij, Adrian Lekaj, kërkoi heqjen e të dyja masave.

Në fuqi janë lënë të gjitha masat e tjera, masa arrest me burg në mungesë, e cila nuk është ekzekutuar nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore për biznesmenët Ergys Agasi  dhe Ermal Beqiri.

Arrest me burg në shtëpi është lënë në fuqi për drejtoreshën e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj.

Edhe për zv. drejtoreshën Hava Delibashi u la masa e arrestit në shtëpi, ndërsa ndalim për të dalë jashtë vendit u la për biznesmenët Andi Spapa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Ryta”, u shpreh gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026