Detajet: Kush janë 8 personat me masë sigurie nga SPAK për tenderat e AKSHI-t
Gazetari Eni Ferhati ka sjellë detajet nga operacioni i SPAK dhe BKH mbi hetimet për abuzimet me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI-t).
Në operacionin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës, janë kryer kontrolle të banesave dhe ambienteve private të individëve të dyshuar për përfshirje në abuzime me tenderat publikë.
Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë realizuar këto kontrolle pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme, e cila ka miratuar masat e sigurimit për 8 persona, përfshirë biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të AKSHI-t.
Masat e GJKKO:
- Ergys Agasi – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
- Ermal Beqiri – Biznesmen, arrest me burg (nuk është ekzekutuar arrestimi)
- Mirlinda Karçanaj – Drejtoreshë e AKSHIT, arrest në shtëpi
- Hava Delibashi – Zyrtare e AKSHIT, arrest në shtëpi
- Erjon Ismaili – Zv/drejtor i Policisë së Tiranës, pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit
- Andi Spapa – Ndalim për të dalë jashtë vendit
- Gëzim Hoxha – Ndalim për të dalë jashtë vendit
- Rogers Rryta – Ndalim për të dalë jashtë vendit
Hetimi është drejtuar nga Prokurori i Posaçëm Bledar Maksuti për dyshime të abuzimit me tendera, të cilët janë hetuar nga SPAK.
Veprat penale për të cilat po hetohet nga spak janë:
- Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
- Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës
- Hegja e paligjshme e lirisë, e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal
- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
- Pastrimi i produkteve të veprës penale
Këto veprime janë parashikuar në nenet përkatëse të Kodit Penal, duke përfshirë nenet 258/2, 110, 170/b, 28/4, 333/a dhe 334.
Gjykatësja Flojera Davidhi ka firmosur vendimet e sigurimit për këta individë, dhe hetimet pritet të vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Hetimi i SPAK për tenderat e AKSHI-t, arrest shtëpie për drejtoreshën Karçanaj
- SPAK njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal mbi tenderat e AKSHI-t
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve