Lihet në burg ish-efektivi i policisë që vrau të riun në market
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivi i policisë Arbër Sula i akuzuar për vrasjen e Jurgen Dukës pas një sherri të çastit për radhën në market, ngjarje e ndodhur në 14 dhjetor të një viti më parë.
Ish-efektivi i policisë kriminale u vetëdorëzua 2 ditë më parë pas disa javësh në arrati. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës ai u shfaq i penduar për ngjarjen e rëndë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet, në dhjetor të 2021.
Dyshohet se Jurgen Duka në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij, hynë në një market dhe pas një debati me efektin e policisë Arbër Sula, ku u përdorën fjalë banale, ky i fundit qëlloi me armë zjarri.
Nga të shtënat mbeti i plagosur Duka, i cili humbi jetën pak orë më vonë në spital.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet