Lihet në fuqi masa e arrestit në shtëpi për drejtorin e IT në Policinë e Shtetit
Ish-drejtori i IT në Policinë e shtetit do të qëndrojë në “Arrest shtëpie”. Sipas dosjes së prokurorisë, Ervin Muça, ka marrë pa autorizim të dhënat e sistemit TIMS për hyrje daljet e të gjithë qytetarëve në pikat kufitare.
Ish drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në policinë e shtetit Ervin Muça u deklarua i pafajshëm në hyrje të Gjykatës së Tiranës.
Muça tha se nuk ka kryer asnjë veprim të kundraligjshëm për ndërhyrje apo për të kopjuar të dhëna në sistemin TIMS.
Megjithatë pas një seancë e cila zgjati rreth 60 minuta, gjyqtari Edvan Veçani rikonfirmoi masën “arrest në shtëpi” dhe “pezullim të një detyre apo të nje funksioni publik” me kërkesë të prokurores së Tiranës Anisa Qilimi.
Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit të Muçës, Bledar Meminaj i cili kërkoi që klienti i tij të hetohet pa asnjë masë sigurie pasi nuk ka asnjë fakt penal.
Ervin Muça akuzohet për “hyrje të paautorizuar kompjuterike”, sipas paragrafit të dytë që parashikon nga 3 deri në 10 vite burg. Sipas dosjes hetimore, mesnatën të 2 gushtit të kaluar, ish drejtori i lartë i policisë në bashkëpunim me persona të tjerë të paautorizuar tentuan të eksportonin të dhënat e sistemit TIMS, në një hard disk të jashtëm.
Për ekzaminimin e këtij hard disku, Prokuroria e Tiranës kërkoi ndihmën e laboratorit të prokurorisë së posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë