Lindita Nikolla tregon pengun më të madh nga koha kur ishte ministre e Arsimit
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tregoi për Euronews Albania se nga protesta e studentëve, i ka ngelur merak që nuk iu dha mundësia që të komunikonte drejtpërdrejt me të rinjtë.
“Nuk jam njeri që iu trembem sfidave për hir të së vërtetës. Ashtu sikurse edhe në atë protestë, gjëja që më ka ngelur merak është fakti që nuk m’u dha mundësia që të komunikoja drejtpërdrejtë me studentët. Unë rrija çdo ditë në zyrë, dëgjoja çdo thirrje të studentëve”, u shpreh ajo.
Znj. Nikolla theksoi se më tej se doli në bulevard për të biseduar me ta, por nuk mundi të lidhte një urë komunikimi dhe për të kjo është një brengë e madhe.
“Kam dalë me vullnetin tim të plotë për të folur me ta edhe aty në shesh. Kështu më thërrisnin: Dil në bulevard. Të ka ardhur rinia, jo ushtria. Nuk e mendova dy herë, po dola edhe në bulevard, që t’u jepja mundësinë edhe aty në shesh, qoftë edhe për t’i dëgjuar dhe për të më dëgjuar. Nuk e pata këtë mundësi. Kjo është brenga më e madhe që më ka ngelur nga ato ditë”, tha ajo.
Në intervistën me gazetaren Loneta Progni, znj. Nikolla foli edhe për studimet e vajzës së saj në Francë.
“Si çdo prind, edhe unë si gjithë prindërit e tjerë shqiptarë do doja që vajza ime, ashtu si dhe për fëmijët e shqiptarëve, unë nuk gjykoj askënd që zgjedh një shkollë të mirë për të kryer studimet pasuniversitare, të tilla kanë qenë edhe studimet e vajzës sime. Ka kryer një master në Francë dhe një në Barcelonë”, përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta