Lindjet në Gjirokastër me ‘pikatore’, 2022 me numrin më të ulët në 30 vitet e fundit

22 Shkurt 2023 | 16:49

Sipas të dhënave të INSTAT qarku i Gjirokastrës po regjistron numrin më të ulët të lindjeve në rang vendi.

Bluzat e bardha në maternitetin “Dhimitër Çuçi” konfirmojnë se viti 2022 ishte më i ulëti i regjistruar në 30 vitet e fundit

 “Lindshmëria si kudo në gjithë Shqipërinë edhe këtu tek ne vihet re një rënie e ndjeshme e lindjeve. Vitin e kaluar ne e mbyllëm me 286 lindje.  Është shifra më e ulët që kemi në këto 20-30 vitet e fundit. Mendojmë që para dy vitesh kemi qenë rreth 350 lindje  përveç viteve të tjera që kemi arritur edhe 700-800 lindje në vit,” – u shpreh Migena Kuro, shefe e shërbimit.

Ndër shkaktarët kryesorë për numrin e ulët të lindjeve është emigrimi masiv, si dhe lëvizja demografike nga Gjirokastra në drejtim të zonave të tjera të vendit.

 “Pjesa më e madhe e grave janë  Tepelenë, Përmet dhe zonat rurale  të këtyre qyteteve krahasim me zonën  rurale të Gjirokastrës dhe me qytetin e Gjirokastrës. Mbasë këtu ndikon edhe largimi i një pjese të popullatës  në Tiranë apo në Janinë,” – u shpreh Kuro.

Aktualisht qarku i Gjirokastrës po përballet me largimin masiv të popullatës dhe kryesisht të të rinjve, dukuri e cila në të ardhmen do të ndikojë në zhvillimin social-ekonomik të Jugut të Shqipërisë.  

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026