Liri për të udhëtuar në BE, nga sot vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet anti-covid

18 Qershor 2021 | 11:47

Duke nisur nga dita e sotme vendet anëtare të Bashkimit Europian duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit për të gjithë shtetasit, të cilët vijnë nga vendet jo anëtare të unionit.

Në listën e përditësuar nga Këshilli Evropian si vende te sigurta, janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ndërsa, ministria gjermane e Punëve të Brendshme bën me dije se duke filluar nga 25 qershori, shtetasit nga vendet jashtë Bashkimit Evropian do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit.

Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë, por duhet të jenë plotësisht të vaksinuar.

“Sigurisht kalimi do të bëhet nëse plotësohen kërkesat e përgjithshme ligjore për qëndrim”, thuhet në njoftimin e ministrisë, e cila specifikon se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga EMA.

Ambasadorët ranë dakord dy ditë më parë për të lejuar shtetasit shqiptarë, serbë dhe maqedonas të udhëtojnë në vendet e unionit.

Sidoqoftë, në varësi të politikës së secilit shtet, ata ende mund të kërkojnë një test negativ PCR ose karantinë për qytetarët që vijnë nga këto shtete të Ballkanit Perëndimor e jo vetëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Të përdoren të gjitha vaksinat e autorizuara, thotë Agjencia Europiane e Barnave

Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026