Liria e shtypit në Shqipëri në situatë kritike, rekomandimet e Reporterëve pa Kufij
Liria e shtypit në Shqipëri ndodhet në një situatë kritike. Aktualisht e renditur në vendin e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit, Shqipëria përballet me sfida që kërcënojnë të drejtën për informacion. Një bashkëpunim mes Reporterëve pa Kufij dhe aktorëve të medias lokale ka prodhuar një sërë rekomandimesh politike, të cilat synojnë përmirësimin e mjedisit mediatik në Shqipëri.
Forcimi i sigurisë së gazetarëve:
- Mundësimi i pushimit të hershëm të padive të dukshëm abuzive.
- Mbështetja e viktimave përmes mjeteve juridike.
- Vendosja e sanksioneve ndaj agresorëve.
Mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve:
- Plotësimi i zbrazëtirave në ligjet ekzistuese për të mbrojtur burimet e gazetarëve.
- Sigurimi i mjeteve juridike për gazetarët që përballen me mbikëqyrje të padrejtë.
Plan Veprimi Kombëtar për krimet kundër gazetarëve:
- Hartimi i masave për ndjekjen penale të krimeve ndaj gazetarëve.
- Trajnimi i duhur për zbatuesit e ligjit mbi mbrojtjen e gazetarëve.
Sigurimi i pavarësisë së medias:
- Zbatimi i masave për të parandaluar ndërhyrjen e aksionerëve të medias në vendimet editoriale.
- Sigurimi i një financimi të qëndrueshëm dhe transparent për RTSH-në (radiotelevizioni publik).
- Krijimi i një procesi të pavarur për emërimin e drejtuesve të medias publike.
Transparenca e pronësisë së medias:
- Publikimi i pronësisë direkte dhe indirekte nga organet e medias.
- Deklarimi i konflikteve të mundshme të interesit.
- Ofrimi i lehtësimeve tatimore dhe kredive pa interes për mediat në këmbim të transparencës.
Modele të reja financimi dhe abonimi:
- Promovimi i modeleve të abonimit me mbështetje nga bankat.
- Përqendrimi i shpenzimeve të reklamave vetëm në mediat e verifikuara dhe të besueshme.
Mbrojtja e të drejtës së autorit:
• Rritja e mbrojtjes së mediave në lidhje me të drejtën e autorit, pa kufizuar lirinë e shprehjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet