Lirimi i Belerit, i vëllai flet për mediat greke: Drejtësia do të vendoset kur…
Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit pranoi këtë të hënë kërkesën e eurodeputetit, Fredi Beleri, për lirimin nga burgu.
Beleri, i cili qëndroi në burg për 16 muaj, kishte bërë kërkesën për lirimin nga qelia në muajin korrik pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.
Pas vendimit të gjykatës, Fredi Beleri është transferuar në burg për përmbylljen e procedurave dhe pritet të lirohet. Bëhet me dije se dhjetëra banorë të Himarës do të presin jashtë burgut Belerin, ku do të festojnë lirimin e tij.
Duke folur për mediat greke, vëllai i Fredi Belerit, Leonardo, e cilësoi lirimin si një zhvillim pozitiv, por tha se drejtësia do të vendoset atëherë kur gjykatat europiane të vërtetojnë pafajësinë e tij.
“Sigurisht që drejtësia do të jetë kur ai të shfajësohet nga gjykatat europiane ku do të vërtetohet pafajësia e tij. Plani që u krijua nga regjimi i Ramës me të vetmin synim për të kapur bashkinë e Himarrës ishte shumë i dukshëm”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)