Lirohen pas 2 javësh 300 nxënësit e rrëmbyer në Nigeri
Gati 300 nxënës nigerianë të rrëmbyer u liruan sot, dy javë pasi u rrëmbyen nga një shkollë në Nigerinë veriperëndimore, thanë zyrtarët.
Guvernatori i shtetit Kaduna, Uba Sani nuk dha detaje për lirimin e 287 studentëve që u morën me forcë nga qyteti i Kuriga më 7 mars, raporton AP.
Ai falënderoi Presidentin e Nigerisë, Bola Tinubu, që siguroi që fëmijët e rrëmbyer të ktheheshin në shtëpi të padëmtuar.
Qindra njerëz janë rrëmbyer vitet e fundit në Nigeri, veçanërisht në veri-perëndim të vendit, dhe grupet që kryejnë rrëmbimet në veri-perëndim janë të ndara nga grupi militant islamik Boko Haram në veri-lindje të Nigerisë, megjithëse ka pasur raportime se ata mund të kenë punuar së bashku ndonjëherë, sipas BBC.
Në Nigeri, në përpjekje për të parandaluar rrëmbimet, në vitin 2022 u miratua një ligj që e bën pagesën e shpërblimit një krim dhe dënon me të paktën 15 vjet burg, por deri më tani askush nuk është arrestuar për të.
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro