Shtëpia e barit në Ndroq, lirohen punonjësit e OSHEE

14 Shkurt 2022 | 13:30

3 persona u arrestuan për kultivim kanabisi, 2 nga të cilët punonjës të OSHEE.

Gjykata e Tiranës vendosi që Eriban Daja të qëndrojë në burg, ndërsa elektricisti Qemal Hasa dhe faturisti Erion Mema në arrest shtëpie.

Rudina Xhambazi, e cila dyshohet si organizatore e aktivitetit vazhdon të jetë në kërkim.

Shtëpia e barit në Ndroq u zbulua të shtunën. Ambienti ishte përshtatur me llampa për kultivimin e lëndës narkotike.

Kryeplaku i fshatit Pinet Elez Kapllani u vu nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nisi procedimi penal ndaj efektivit të komisariatit nr.6, Adrian Malliku.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120 mijë lekë të rinj dhe 7 celularë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026