Lirohen të 18 protestuesit e PD, gjykata: Shumica e arrestimeve të paligjshme
Gjykata e Tiranës i ka liruar të 18 protestuesit e arrestuar gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e së premtes në Tiranë.
17 prej protestuesve të arrestuar janë liruar me masë detyrim paraqitje. Ndërkohë, 1 protestues tjetër u lirua pa mase sigurie pasi ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor.
Gjykata vlerësoi se shumica e arrestimeve ishin të paligjshme.
Policia arrestoi më 20 shkurt, pas protestës së mbajtur nga opozita 18 persona, ndërsa procedoi penalisht 28 të tjerë.
Sipas policisë, protestuesit kanë kundërshtuar efektivët dhe kanë hedhur sende të forta dhe molotov në drejtim të tyre dhe të institucioneve. Mes të arrestuarve ishin edhe tre të mitur.
Mes të proceduarve ishte edhe deputeti, Klevis Balliu i cili akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona