Lirohet ish-deputeti i Kosovës pas ndalimit nga autoritetet serbe

26 Maj 2025 | 22:12

Ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është liruar sot nga autoritetet serbe, pasi ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdarë gjatë rrugës për në Slloveni.

Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës, duke theksuar se Agusholli ka vazhduar rrugën e tij pas lirimit.

MPJD e ka cilësuar ndalimin e tij si një veprim të papranueshëm dhe represiv nga ana e Serbisë, duke rikujtuar se raste të tilla përbëjnë shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të konventave për të drejtat e njeriut.

“MPJD do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026