Lirohet nga qelia partnerja e Laert Haxhiut, autorit të masakrës së Lushnjës
Partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës, është liruar nga qelia.
GJKKO vendosi për Klea Gjatën zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Gjata do të mbahet nën hetim për ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’.
Ajo u arrestua pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili rrëfeu se e reja kishte dijeni për aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut.
Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë që njihet si masakra e Lushnjës e vitit 2017.
Në atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
Po ashtu, pas dëshmive të Tafanit, grupi i Haxhiut dyshohen edhe për 6 vrasje të tjera, ende të pakonfirmuara.
Njoftimi i GJKKO:
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 19.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj Klea Gjata me vendimin Nr. 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan (me vleftësim ndalimi të saj më datë 27.09.2023), e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” të parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, me masën e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, duke urdhëruar lirimin e saj dhe të mos largohet nga territori shqiptar pa autorizimin e gjykatës.
- Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 175, datë 21.03.2024, vendosi:
1.Pranimin e kërkesës të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim Klea Gjata me vendimin Nr. 690, datë 01.10.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale
3.Urdhërohet personi nën hetim Klea Gjata të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pik1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
4.Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Klea Gjata.
5.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Klea Gjata, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet e arrestuar, e ndaluar apo e dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
6.Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
7.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 21.03.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore