Bashkurti: Rrëzimi i qeverisë “Kurti” akt antidiplomatik, marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë halucinacion

22 Dhjetor 2020 | 18:27

Lisen Bashkurti, dekan i Universitetit “Epoka”, e cilëson vitin 2020 si vit të humbur për Kosovën, por që mbyllet me një lajm të mirë siç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon qeverinë “Hoti”. Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se, “rënia e qeverisë ‘Kurti’ ishte një nga padrejtësitë më të mëdha, ishte një nga aktet më de legjitime, më antidemokratike dhe bile dhe anti diplomatike pasi pati ndërhyrje të ambasadorit Grenell”.

Kjo lëvizje shtoi profesor Bashkurti “ishte një lëvizje aspak e dobishme për Kosovën” pasi solli si rezultat një qeveri të dobët dhe “gjërat shkuan në rënie të lirë”. Por ai nënvizon se pas kësaj “grope të zezë”, zhvillimi pozitiv është vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep fund “kësaj vdekje të pafund” dhe hap rrugën “për të legjitimuar institucione të reja”.

“Viti 2020 pati dështim të mëdha në politikën e Jashtme dhe diplomaci, u bënë makinacione të shumta diplomatiko-politike duke injoruar institucionet kryesore, parimet kryesore kushtetuese dhe aktorët kryesorë. Gjithçka u anashkalua sikur do të vinim në vitin zero, ky ishte një vit shumë i rrezikshëm për Kosovën”, shprehet ai.

“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë po ta shikosh në tërësi dhe ta krahasosh me tekstet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një halucinacion në vetvete, është një amalgama e përzierë parimesh me projekte, me pragmatizma me iniciativa të përziera. Ashtu siç është nuk mund të hyjë kurrë në funksion do të duhet të shoqërohet me akte nënligjore dhe ndoshta ndryshime kushtetuese për ta funksionalizuar”, shtoi z. Bashkurti.

Ndiqni të plotë debatin:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021