Lista e LSI-së, Baton Haxhiu: Ky lidership do ketë probleme
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk priti momentin e fundit për të dorëzuar listat në KQZ, por ishte kryetarja Monika Kryemadhi, e cila i bëri publikë emrat paraditen e të hënës.
Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” në Euronews Albania thotë se problemi më i madh i LSI-së nuk është përmbajtja e listës, por lidershipi i saj.
“Është gabuar shumë në tri vitet fundit në strategji për të pasur sukses në listë, lista ka kuptim kur është brenda kontekstit, brenda një rrjedhje logjike. Lista ka kuptim kur përfaqësimi është jashtë shtëpisë. LSI e ka një problem dhe ka një problem serioz, kush e udhëheq LSI?. Besueshmëria nuk është te lista, por tek udhëheqja. Mungon liderishipi për të thyer akullin ose për të bërë opozitarizmin të fortë, atëherë ka shpresë. Ky lidershipi i LSI do ketë problem”, theksoi Haxhiu.
Nga ana tjetër, analisti Bushati u shpreh se LSI-ja në pikëpamjen formale e fitoi betejën me Bashën e Ramën pasi listat e kandidatëve i prezantoi më herët. Ai theksoi se kjo parti është parti familjare dhe identifikohet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
“LSI nga pikëpamja formale e fitoi betejën edhe me Bëshën dhe me Edi Ramën. Kryemadhi i shpalli listat që në mëngjes. Tregoi guxim me partitë e mëdha. Pse e tregoi këtë guxim? E tregoi se është parti familjare. LSI indetifikohet me Metën dhe me Kryemadhin”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit