Lista Serbe akuzon KQZ-në për manipulim politik
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për “manipulim politik” për shkak të përbërjes “të pabarabartë” të këshillave të vendvotimeve për numërimin e votave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Gjatë një konference për media më 8 shtator, kjo parti pati edhe kritika me listat zgjedhore në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Prandaj, nga Lista Serbe thanë se kanë parashtruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiç, në një konferencë për media tha se, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në shkurt të këtij viti, është vërejtur një numër më i vogël i votuesve në disa komuna, veçanërisht në Leposaviç dhe Mitrovicën e Veriut.
Sipas pretendimeve të Simiqiç, në Leposaviç në listën e votuesve janë rreth 1.500 më pak votues, ndërsa në Mitrovicën e Veriut rreth 1.200.
“Arritëm të konstatojmë se votuesit në Mitrovicën e Veriut janë fshirë nga qendra e votimit në shkollën fillore ‘Sveti Sava’, ku votojnë qytetarët serbë. Ky është një numër i madh votuesish që mund të ndikojë në mënyrë drastike në rezultatet e zgjedhjeve si për asamblistë, ashtu edhe për kryetar komune”, deklaroi Simiç.
Ai shtoi se në komunën e Graçanicës, afër Prishtinës, është “rritur në mënyrë drastike” numri i votuesve, përkatësisht se ka mbi 2.000 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
Simiq tha se Lista Serbe nuk ka arritur të marrë shpjegim nga KQZ-ja lidhur me këto çështje dhe i bëri thirrje PZAP-it, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojnë.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KQZ-së për akuzat e Listës Serbe, por nga ky institucion ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Lista Serbe pretendoi se KQZ-ja i ka shkaktuar dëm kësaj partie edhe sa i përket përbërjes të këshillave të vendvotimeve.
“Në komunën e Novobërdës ka 23 vendvotime. Lista Serbe në zgjedhjet parlamentare fitoi 60 për qind të votave, por ne nuk kemi asnjë kryesues në vendvotim [në këtë komunë]. Dhe jo vetëm kaq, na mungojnë nëntë anëtarë të këshillave të vendovotimeve, që do të thotë se në nëntë klasa Lista Serbe nuk do të mund të kontrollojë këtë proces zgjedhor”, tha Simiç.
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!