Listë e përbashkët zgjedhore me PD? Meta zbardh takimin me Nokën: Për çfarë folëm
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se ka zhvilluar një takim miqësor me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Komentet Meta i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se takimi me Nokën është zhvilluar ditën e djeshme, ku është diskutuar për aksionin opozitar dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
I pyetur nëse do të jetë pjesë e primareve të PD për zgjedhjet e ardhshme, Meta u përgjigj: “Respektojmë çdo vendim të PD, ne marrim vendimin tonë në të mirë të maksimizimit të votës. Respektojmë çdo vendim të PD dhe ata besoj do respektojnë vendimin tonë”.
“Do të preferonim që PL të dilte në zgjedhje me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar”, tha më tej Meta.
Ai shtoi gjithashtu se për shkak se nuk u bë një reformë e mirëfilltë zgjedhore, zgjedhjet e ardhshme janë të rrezikuara nga qeveria.
“Ka qenë një takim miqësor. Është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit që nga përshkallëzimi i protestave duke nisur nga nesër para bashkisë së Tiranës, deri tek përshkallëzimi dhe koordinimi i mirë në përgjithësi i gjithë veprimit opozitar. Natyrisht edhe për të forcuar bashkëpunimin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat si rezultat i mos bërjes për herë të parë të një reformë zgjedhore janë të rrezikuara dhe apelojnë për rritjen e mobilizimit opozitar dhe qytetar për të mbrojtur votën e opozitës. Kështu që jemi takuar dhe do vazhdojmë të takohemi”, tha mes të tjerash Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit