Lita: Gjatë atentatit në Rinas kishte policë, por nuk ndërhynë

12 Nëntor 2025 | 22:17

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjatë atentatit të ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij Mustafa Sheqeri ka pasur efektivë policie të pranishëm por që nuk kanë ndërhyrë.

Sipas tij, policia i ka të gjitha mjete dhe strukturat për ta zbardhur ngjarjen, sidomos nëse është kapur, siç pretendohet informatori i vrasësve.

‘Policia i di të gjitha, po a ka vullnet për të bërë diçka? Aty ka pasur policë, por pse nuk shkuan? Ka shumë fjalë që policia shitet blihet. Ka pasur edhe aty rreth e qark policë që mund të ndërhynin, kanë thënë do in kapim më vonë, ka forca RENEA, kanë parë punën e tyre. Policia ka përvojë, struktura dhe mjete për ta zbardhur në tërësi ngjarjen dhe nëse është e vërtetë që është kapur informatori që ka lajmëruiar për hyrje-daljet, aty bëhet më e thjeshtë pasi përgjohen lëvizjet e tij kohët e fundit, me kë është takuar me kë ka folur, shkohet në invers dhe gjendet i gjithë grupi’, tha Lita.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026