Lituania bllokon transitin drejt Kaliningradit, Moska: E paprecedent

20 Qershor 2022 | 18:36

Kremlini e ka quajtur të ‘paprecedent’ vendimin e Lituanisë për të bllokuar transitin e mallrave ruse drejt Kaliningradit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të hënën se vendimi është gjithashtu i paligjshëm.

“Vendimi është i paprecedent. Ai shkel çdo rregull. Ne e kuptojmë që kjo rrjedh nga vendimi i Bashkimit Evropian për të zgjeruar sanksionet mbi mallrat e transitit, por edhe kjo është e paligjshme. Situata është komplekse dhe kërkon një analizë shumë të thellë, e cila do të bëhet në ditët e ardhshme”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Autoritetet në Lituani ndaluan kalimin transit të mallrave të sanksionuara nga BE në territorin e tyre, që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore mes Rusisë mëmë dhe enklavës së Kaliningradit në detin Baltik. Mes mallrave të ndaluara janë qymyri, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjia e avancuar.

“Nuk është Lituania ajo që po e bën këtë, por sanksionet evropiane që hynë në fuqi nga 17 qershori. Në këtë pikë, hekurudha informoi klientët e saj se nga kjo datë sanksionohen mallra si çeliku dhe ato derivate të naftës, që nuk do të lejohen të kalojnë përmes Lituanisë”, u shpreh Gabrielius Landsbergis, ministër i Jashtëm i Lituanisë.

Kaliningradi iu mor nazistëve gjermanë nga Ushtria e Kuqe në prill të 1945-s dhe iu dha Bashkimit Sovjetik në fund të Luftës II Botërore. Ai ndodhet mes dy vendeve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump, bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn; diskutohet fundi i luftës

Presidenti Donald Trump zhvilloi biseda telefonike me liderët e Ukrainës dhe Rusisë ditën e shtunë, me rastin e 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së Shteteve...
13:56 | 05/07/2026

Thirrjet në varrimin e Khamenei: Të vrasim Trump! Vdekje Amerikës!

Një folës në ceremoninë mortore të ish-liderit suprem iranian, Ali Khamenei, bëri thirrje për vdekjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Duke folur...
13:52 | 05/07/2026

Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, mungoi në lutjet mortore për babanë dhe paraardhësin e tij, ajatollahun Ali Khamenei, të mbajtura herët në mëngjesin e...
12:16 | 05/07/2026